Mbijetuan për 33 ditë në një ishull të shkretë vetëm me arra kokosi

Dy burra dhe një grua u shpëtuan nga një ishull i shkretë në Bahamas ku kishin qëndruar për 33 ditë dhe u ushqyen vetëm me arra kokosi për të mbijetuar.

Ata u pikasën rastësisht teksa valëvisnin teshat nga një helikopter i Rojes Bregdetare Amerikane, i cili po kryente një patrullim rutinë në Anguilla Cay, një ishull i pabanuar mes Kubës dhe Florida Keys.

Sipas autoriteteve amerikane, tre të shpëtuarit ishin nga Kuba dhe ata treguan se ishin bllokuar në ishull 5 javë më parë pasi varka me të cilën udhëtonin ishte mbytur.