Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Mediu: Në zgjedhjet e 25 Prillit dalim si opozitë e bashkuar

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 20:05 | Politikë
Mediu: Në zgjedhjet e 25 Prillit dalim si opozitë e bashkuar

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka konfirmuar bashkëpunimin me Partinë Demokratike, për të dalë në zgjedhjet e 25 prillit si opozitë e bashkuar.

Këtë deklaratë, Mediu e dha pas takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Në mënyrë të padiskutueshme kemi mirëkuptimin që do të dalim në zgjedhje si opozitë e bashkuar. Edhe me program, edhe me fytyra që qeverisin vendin. Por, edhe me një marrëdhënie elektorale që bazohet mbi peshën e secilit subjekt dhe kontributet që vijnë si rezultat i peshës. Pra, ideja është që konkurrimet të përfshijnë njerëz dhe parti që të maksimalizojnë votën e opozitës dhe qytetarëve për të përmbysur këtë regjim të korruptuar”, tha Mediu.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani