Mori para nga karta e pacientit të vdekur me Covid-19, gjykata liron nga qelia infermieren

tttttttttt 1100x620

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lirojë nga qelia infermieren, Ronida Hysi.

Masa “arrest në burg” nga Shkalla e Parë është ndryshuar në “arrest në shtëpi”. Ky vendim është marrë pasi 30-vjeçarja ka një fëmijë të mitur, 2 vjeç.

Hysi akuzohet për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur. Përmes avokatit të saj, Hysa ka pranuar se ka kryer tërheqjet e parave në disa bankomate, por pretendon se portofolin e ka gjetur, dhe nuk e ka vjedhur nga pacienti i ndjerë.

30-vjeçarja beqare dhe nënë e një fëmije të mitur, ka pranuar se tërheqjet i ka bërë për arsye ekonomike.

Sipas hetimit, Hysa ka bërë tërheqje në disa bankomate. Rasti i saj u denoncua nga djali 25-vjeçar i pacientit.