Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Një javë pas ndarjes, vdes e dashura e lojtarit të Bayern

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 14:21 | Showbiz

E dashura modele e futbollistit të Bayern Munchen Jerome Boateng, është gjetur e vdekur një javë pasi çifti u nda.

Policia gjeti trupin e 25-vjeçares, Kasia Lenhardt, në banesën e saj në Berlin. Autoritetet pohuan se nuk po e trajtojnë vdekjen e saj si të dyshimtë, por si vetëvrasje të mundshme.

Javën e kaluar, Boateng njoftoi se ai dhe Kasia ishin ndarë pas 15 muajsh lidhje, duke mos dhënë detaje të tjera mbi vendimin.

25-vjeçarja la pas një djalë, të quajtur Noe, nga një lidhje e mëparshme e cila përfundoi tre vjet më parë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani