Premtimet për Spitalin e Laçit

Ornela JotiLaçiUrgjenca e Laçitkishazhvendosja 12Dhj2019 frame 493 1100x620

Kryeministri Edi Rama e nisi të mërkurën me një video me pamje nga kantieri i punimeve për rindërtimin e spitalit të Laçit i cili u dëmtua në një shkallë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

MIRËMËNGJES 😊

MIRËMËNGJES 😊dhe me kantierin e sapohapur të Spitalit të Ri të Laçit, i cili do të rilindë më i madh, më i fortë e me standarde të spitaleve bashkiake të Europës, ju uroj një ditë të mbarë 😍

Posted by Edi Rama on Tuesday, February 9, 2021

Por, sipas një premtimi të mëhershëm të Kryeministrit, spitali i Laçit do duhej të ishte rindërtuar brenda 6 muajve të para të vitit 2020. “Unë besoj që deri në fund të pranverës, ju do keni spitalin e ri. Besoj! Po ja edhe deri në qershor po themi. Po 6 muajt e parë besoj do ta mbyllim. Do ta bëjmë model”, pati thënë Rama, më 14 dhjetor 2019.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Laç, Kurbin – Prishja e godinës se spitalit të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit😥 pjesë e planit për t'i hapur rrugë jo vetëm ndërtimit të spitalit të ri, po një rindërtimi shembullor të krejt zonës së banuar përreth spitalit🏥🌳🏫🏢🏡Koha për #LaçinqëDuam🤝☀️https://e-albania.al/dhuro/

Posted by Edi Rama on Saturday, December 14, 2019

Më 28 shkurt, Rama, teksa ishte i pranishëm në takimin ku u prezantuan modelet e reja të rindërtimit, u ndal edhe te spitali i Laçit. “Jemi shumë pranë fillimit. Spitali i Laçit do të nisë nga puna në qershor, maksimumi, sepse janë procedura që duhen ndjekur”.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Kryeministri – Ja MODELET E RINDËRTIMIT për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat dhe që hyjnë në fazën e garës ndërkombëtare për kompanitë të cilat do të ndërtojnë banesat individuale🏡🏘🏠

Posted by Edi Rama on Friday, February 28, 2020

Më 7 mars, Rama, bëri një tjetër njoftim përmes profilit të tij në rrjetet sociale. “Gati edhe projekti i Spitalit të ri të Laçit, që do të ngrihet në vend të spitalit të vjetër pas goditjes fatale të tërmetit”, shkroi ai në postimin në Facebook të ilustruar me foto të projektit.

MIRËMËNGJES, Gati edhe projekti i Spitalit të ri të Laçit, që do të ngrihet në vend të spitalit të vjetër pas goditjes fatale të tërmetit😊 Fundjavë të mbarë🙏

MIRËMËNGJES, Gati edhe projekti i Spitalit të ri të Laçit, që do të ngrihet në vend të spitalit të vjetër pas goditjes fatale të tërmetit😊Fundjavë të mbarë🙏

Posted by Edi Rama on Friday, March 6, 2020

Spitali i Laçit u shemb më 17 korrik 2020, e në kulmin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ai vijon të jetë një mungesë për rreth 80 mijë banorët e Kurbinit.