
Princi Charles, trashëgimtari i fronit britanik, ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës kundër koronavirusit, së bashku me gruan e tij, Camilla, dukeshën e Cornwall.
Lajmi u konfirmua të mërkurën nga një zëdhënës i Clarence House, i cili nuk dha detaje se kur u vaksinua 72-vjeçari ose cilën vaksinë kishte marrë ai.
Kujtojmë se Charles u testua pozitiv për koronavirus pasi përjetoi simptoma të lehta, marsin e kaluar.
Muajin e kaluar edhe Mbretëresha Elizabeth II dhe Duka i Edinburgut morën dozat e para të vaksinës.
Ndërkaq, më shumë se 12.6 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të një vaksine kundër Covid-19.