Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Provokime dhe sharje, Conte përplaset me Agnelli-n, tifozët bardhezi, peticion kundër tij

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 11:55 | Futboll

Tri sezone, tre tituj kampion dhe dy Superkupa Italie të fituara së bashku, përtej rikthimit të Juventusit në nivelet më të larta të futbollit italian.

Marrëdhënia e bukur dhe e frytshme mes Antonio Contes, ish-teknikut të Juventusit dhe Andrea Agnellit, presidentit të bardhezinjve, nuk ekziston më.

Krisja mes tyre për episode të vazhdueshme në vitet e fundit dhe ngacmimet e herë pas hershme në distancë u konfirmuan në ndeshjen e Kupës së Italisë, mes Inter dhe Juventus.

Conte, aktualisht trajner i zikaltërve, nuk u përmbajt në pushimin e ndeshjes teksa në largim e sipër drejt dhomave të zhveshjes iu drejtuar ambientit bardhezi dhe presidentit Agnelli duke treguar gishtin e mesit. Ndonëse, jo me vepra, nuk ishte më e pakët kundërpërgjigjja e numrit një të klubit torinez, i cili u shfaq pas vërshëllimës finale duke fyer Conten me fjalë të rënda, ndërsa largohej nga tribuna.

I gjithë ky shpërthim që mbahej përbrenda nga të dy palët e ka zanafillën të hershme. Që në kohën kur Conte u largua nga Juventusin me shprehjen se nuk mund të hante me 10 dollarë në një restorant 100 dollarësh duke iu referuar merkatos së klubit.

Prej këtyre fjalëve, Agnelli vendosi të vazhdojë rrugën e titujve me Allegrin duke mbyllur bashkëpunimin me Conte-n, rikthimin e të cilit klubi bardhezi e refuzoi edhe në vitin 2019 kur bëhej fjalë për të marrë drejtimin e Juventusit pas largimit të Sarrit.

Antonio Conte tashmë është pjesë e rivalëve më të mëdhenj të Zonjës së Vjetër dhe sidomos pas ngjarjeve të fundit, tifozët kanë nënshkruar një peticion ku kërkohet heqja e yllit të Contes nga stadiumi i ri, si pjesë e atyre që kanë shkruar historinë e klubit bardhezi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë