Publikohen pamjet, lokali kthehet në sheshbetejë mes bandave të drogës

Të paktën një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pas një përplasje me armë mes dy bandave rivale në një restorant në Meksikë.

“Lufta” shpërtheu menjëherë pasi një nga bandat e trafikut të drogës tentoi të rrëmbente një anëtar të bandës tjetër në restorantin “Oates” në Jalisco. Momentalisht, ende nuk janë identifikuar bandat e përfshira në këtë ngjarje.

Si pasojë e të shtënave, një person humbi jetën, ndërsa dy kamerierë dhe një polic jashtë detyrës u plagosën.

Pamjet e sigurisë nga restoranti kapën momentin pas përpjekjes së rrëmbimit, kur një grup personash të armatosur hynë dhe hapën zjarr në një tryezë të anëtarëve rivalë, të gjithë të veshur me jelekë antiplumb.