Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama reagon pas shtrëngimit të masave: Duhen zbatuar rigorozisht nga partitë dhe individët

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 16:23 | Aktualitet
Rama reagon pas shtrëngimit të masave: Duhen zbatuar rigorozisht nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas vendimit për ashpërsimin e masave anticovid. Ai thekson se këto masa duhen zbatuar rigorozisht nga të gjitha partitë politike, pa përjashtim dhe deri te çdo individ që duhet të mbajë maskën jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Sipas Ramës ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikëqyren rreptësisht.

Ai kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto dy javë në mënyrë që masat dhe jo rëndohen më tej.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot kufizimin e lëvizjes nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit duke filluar nga 11 shkurti deri në 25 shkurt, si edhe kufizimin e aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve.

Postimi i Ramës:

MASAT E REJA duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikqyren rreptësisht.

Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej.

? Kufizimi i lëvizjes së popullatës nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore apo motive pune. Personat që lëvizin për arsye pune pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.

? Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shërbimin në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar protokollet AntiCovid.

? Shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të zhvillojnë mësimin online, nga data 11.02.2021 deri në datën 26.02.2021.

? Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë të domosdoshme, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

A2 CNN Livestream

Dita jonë