Receta e Draghit mbi taksën progresive dhe luftën ndaj evazionit fiskal

draghi 2 600x338

Progresivitet, barazi, luftë kundër evazionit fiskal dhe më pak taksa. Por, jo taksë e sheshtë. Këto janë themelet mbi të cilat kryeministri në detyrë i Italisë, Mario Draghi, mendon të ndërtojë Reformën Fiskale.

Sipas AGI (Agenzia Giornalistica Italiana), Draghi ia ka paraqitur idetë e tij partive, të cilat, pas takimit, kanë thënë se taksa e sheshtë përjashtohet plotësisht. Kjo ide i pëlqen Partisë Demokratike dhe Leu, por Lega Nord dhe Fratelli d’Italia mendojnë se taksa e sheshtë garanton progresin.

Taksa progresive

Sistemi financiar gjerman, që bazohet në progresivitet, parashikon që taksa rritet në përpjestim me të ardhurat. Sistemi është i përbërë nga 4 fasha të ardhurash. Në fashën 9169 euro deri në 55961 euro, ku janë kontribuesit më të mëdhenj, taksa rritet nga 14 deri në 42%. Nga 55 962 euro, taksa është 45%.

Taksa e sheshtë

Taksa e sheshtë, “kalë beteje” i Lega Nord, nuk përfshihet në idenë e Draghit. Por, Lega propozon një taksë maksimale prej 15% dhe mendon se progresiviteti nuk arrihet vetëm me taksën progresive.

Ulja e taksave

Lëvizja 5 Yjet dhe Viva kanë qenë gjithmonë për ulje taksash. Lëvizja kishte propozuar 3 taksa: 23% për të ardhurat 10 000-28 000 euro, 37% për të ardhurat 28 000-100 000 euro dhe 42% për të ardhurat mbi 100 000 euro. Dhe taksat duhet të llogariten në bazë të një koeficienti që ndryshon me numrin e anëtarëve të familjes. Edhe Italia Viva mendon për një sistem të bazuar në 3 taksa, por është kundër koeficientit familjar.