Senati vendos: Gjyqi ndaj ish-presidentit Trump është kushtetues

trump 2 1100x620

Senati amerikan votoi çuarjen përpara të procesit gjyqësor ndaj Donald Trump, duke hedhur poshtë  pretendimin se procedimi ndaj tij ishte antikushtetues.

Në seancën historike, senatorët dëgjuan akuzat e demokratëve dhe në fund 56 anëtarë të Senatit votuan pro, dhe 44 kundër. Rezultati tregon që edhe 6 republikanë votuan me demokratët.

Donald Trump akuzohet për “Nxitje të kryengritjes”, për ngjarjet e ndodhura në Capitol Hill, më 6 janar dhe bëhet kështu ish-presidenti i parë amerikan që gjykohet në Senat.

Demokratët shpresojnë t’i heqin të drejtën e mbajtjes së një posti publik në të ardhmen.

Pak orë para nisjes së gjyqit, avokatët mbrojtës të Trump e kanë cilësuar vendimin si “antikushtetues”, tani që klienti i tyre nuk është më në detyrë.