SHBA nuk i beson raportit të OBSH në Wuhan, kërkon të shohë faktet

Untitled collage 2021 02 10T133300.352 1100x620

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk është dakord me raportin e publikuar nga ekspertët e OBSH-së së fundmi se koronavirusi nuk doli nga një laborator dhe vijoi akuzat ndaj Kinës se deri tani nuk ka qenë transparente, në lidhje me origjinën e virusit.

Për këtë arsye, DASH kërkon nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit të shohë raportin dhe faktet e mbledhura për realizimin e tij. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Kinës, e cila kërkoi nga ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të kryejnë hetime dhe në SHBA.

“Mezi presim të shohim raportin dhe të dhënat e hetimit të OBSH-së mbi origjinën e koronavirusit në Kinë, për t’i analizuar personalisht, duke qenë se kemi nevojë për transparencë totale”, u shpreh zëdhënësi i DASH, Ned Price.

Nga ana tjetër, Kina, po ashtu i kërkon Uashingtonit të mbajë një qëndrim të hapur e transparent, si dhe ftoi OBSH-në të realizojë një studim për origjinën e koronavirusit të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin konfirmon se kërkime të ndryshme kanë treguar se koronavirusi ka shpërthyer në vende të ndryshme të botës në pjesën e dytë të 2019-s.