Shkojnë për t‘i vjedhur banesën, autorët plagosin me armë kushëririn e pronarit

KR I dyshuari i vrasjes frame 648 1100x620

Disa persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e një 65-vjeçari në Roskovec të Fierit, por janë pikasur nga pronari dhe kushëriri i tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 të mbrmëjes së sotme.

Policia njofton se autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy kushërinjve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë,  40-vjeçari me iniciale A. Ç,  i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.