United vuan ndaj West Ham, McTominay siguron çerekfinalet në FA Cup

united 1100x620

Një gol në kohën shtesë, i dha kualifikimin Manchester United në FA Cup. Edhe pse përballë kishte një skuadër që në Premier League vuan makthin e rënies siç është West Ham, “Djajtë e Kuq” e patën shumë të vështirë për të kaluar në çerekfinale.

Me një formacion ku nuk mungonin yjet, United nuk arriti të zhbllokohej përgjatë 90 minutave.

McTominay, i asistuar nga Rashford në minutën e 97-të, çliroi skuadrën duke shmangur penalltitë nga ku mund të kishte surpriza.