Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ në “kërkim” të fletës së votimit

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jenë të ndryshme për nga mënyra se si do të votohet.

Ndryshe nga proceset e shkuara zgjedhore, zgjedhësit do të kenë mundësi që në fletën e votimit të siglojnë jo vetëm forcën politike, por edhe kandidatin për deputet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke shqyrtuar dizajnin e fletës së votimit e cila do të përdoret në 25 prill.

Aktualisht, janë pesë modele që po shqyrtohen ku diferenca ndërmjet tyre është e dukshme. Një ndër modelet që është marrë për bazë është edhe ai i Kosovës.

Varianti final i modelit të fletës së votimit pritet të merret pas datës 24 shkurt kur është edhe afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore.