Ambulanca mbetet në mes të fushës, lojtarët e shtyjnë për ta ndezur

Pamje me të vërtetë të çuditshme janë publikuar nga Portugalia, aty ku u luajt ndeshja gjysmëfinale e Kupës mes Bragës dhe Portës.

Por, rezultati i këtij takimi të mbyllur 1-1 mbeti në plan të dytë. Pas një përplasje në fushën e lojës mes dy futbollistëve, njëri prej tyre pati nevojë për ndihmë të specializuar dhe ambulanca u fut në fushën e lojës për ta transportuar atë me urgjencë në spital.

Megjithatë, nuk ndodhi kështu, pasi ambulanca u fik në mes të fushës. Lojtarët e të dy ekipeve i “dhanë një dorë” duke e shtyrë.