Autovetura përplaset me një kamion në Korçë

Një autoveturë tip “Benz” është përplasur me një kamion në aksin Korçë-Dogana Goricë këtë të enjte.

Mësohet se për fat të mirë, nga ky aksident nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.