Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Basha: Në 8 vite qeverisje të Ramës, pagat e mësuesve në vendnumëro

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 18:10 | Politikë

Kreu demokrat Lulzim Basha ka publikuar të dhënat në lidhje me pagat e mësuesve për gjatë qeverisjes demokratike nga viti 2005 deri në vitin 2021 me qeverisjen e kryeministrit Rama.

Sipas numrit një të selisë blu, gjatë qeverisjes së PD-së pagat e mësuesve u dyfishuan, ndërsa në 8 vite të qeverisjes së Ramës, pagat e tyre kanë mbetur në vendnumëro. Basha premton se  kur të vijë në pushtet kjo do të ndryshojë.

“Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pagat e mësuesve u dyfishuan. Gjatë 8 viteve të Ramës ato mbetën vendnumëro. E gjithë Shqipëria ka mbetur vendnumëro prej tij dhe dështimeve të tij në çdo drejtim. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për mësuesit dhe për të gjithë qytetarët”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë