Bayern Munchen shpallet kampion bote, plotëson gjashtëshen e trofeve

bayern 600x338

Bayern Munchen nuk ndalet. Ekipi gjerman fitoi sot Kupën e Botës për Klube, pasi mundi në finale me rezultatin e ngushtë 1-0 meksikanët e Tigres.

Kampionëve në fuqi të Evropës u mjaftoi një gol i mbrojtësit francez Pavard për të ngritur kupën.

Bayern fiton kështu 6 trofetë e mundshëm: titullin kampion në Gjermani, Kupën e Gjermanisë, Champions League, Superkupën e Gjermanisë, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Ndërkohë, në finalen për vendin e tretë, Al Ahly arriti të mposhtë me 11-metërsha brazilianët e Palmeirasit.