“Dorëzohet” Kim Jong-un, pranon se Koreja e Veriut po përballet me vështirësitë më të mëdha në 9 vite

kim jon un 600x338

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong un pranoi se vendi komunist po përballet me vështirësitë “më të këqija” gjatë drejtimit 9-vjeçar të tij.

Daily Mail shkruan se ekonomia tashmë e trazuar e shtetit komunist po përballet nga goditja e pandemisë së koronavirusit, një valë katastrofash natyrore gjatë verës së kaluar dhe sanksioneve të vazhdueshme të udhëhequra nga SHBA-ja.

Gjatë kongresit të partisë, Kim Jong-un i përshkroi vështirësitë si më të vështirat ndonjëherë. 37-vjeçari urdhëroi mbikëqyrje më të ashpër ligjore në mbështetje të planeve të tij të zhvillimit, për të zhdukur veprime të ndryshme të paligjshme të lidhura me ekonominë, tha të enjten media shtetërore.

Gjatë muajit të kaluar, Kim pranoi se planet e tij të mëparshme ekonomike kishin dështuar dhe njoftoi një plan të ri 5-vjeçar të zhvillimit mes masave të ashpra të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit, që kanë ndikuar ndjeshëm në tregtinë e jashtme të Koresë së Veriut.

  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjoni: Rama, zgjedhje populiste me zonjat në krye të listave
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Gratë kryesuese të listave, pjesë e "show"-t të Ramës
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Ditët në vazhdim do të analizojmë emrat e rinj
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Rama, Basha dhe Kryemadhi, liderë të konsumuar
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjoni: Aleanca për Ndryshim nuk paska shumë ndryshime
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Dervishi: PD po paguan faturën e lënies së mandateve