Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dyshime për arratisjen e Dritan Dajtit, shtohen masat në spitalin e burgut

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 12:23 | Kronikë
Dyshime për arratisjen e Dritan Dajtit, shtohen masat në spitalin e

Masa shtesë sigurie janë marrë në spitalin e burgut ku po qëndron aktualisht për trajtim mjekësor Dritan Dajti, një nga emrat e njohur të botës së krimit.

Sipas burimeve për A2, dy shkresa kanë mbërritur nga Shërbimi Informativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ku flitet për një dyshim rreth një plani për arratisjen e Dritan Dajtit, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 efektivëve të policisë.

Për këtë arsye, në ambientet e spitalit të burgut janë shtuar efektivët e policisë si dhe civilët që ruajnë ambientet e jashtme të tij.

Dritan Dajti u dërgua dy javë më parë në spital pasi dyshohej se ishte infektuar me koronavirus, ndërsa në këto momente po qëndron në spitalin e burgut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani