F1, Fernando Alonso aksidentohet në Zvicër

alonso 600x338

Fernando Alonso është përplasur nga një makinë në Zvicër, ndërkohë që po i jepte biçikletës. Lajmi i mediave sportive është konfirmuar nga skuadra Alpine, me të cilën piloti veteran spanjoll do të garojë këtë vit në Formula 1.

Sipas Alpine, Alonso ndodhet i shtruar në spital, duke mos shtuar detaje të tjera për gjendjen e tij shëndetësore: “Alonso është i vetëdijshëm dhe në gjendje të mirë. Tashmë, priten ekzaminimet mjekësore ditën e premte. Për momentin, nuk do të japim përditësime të tjera”.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Alonso ka pësuar një goditje në kokë dhe ka dëmtuar nofullën dhe dhëmbët.

Nuk dihet nëse Alonso rrezikon pjesëmarrjen në garën e parë të Botërorit të Formula 1, që do të zhvillohet në 28 mars.