Hetimi i SPAK në Gjykatën e Krujës nxjerr në pah dhe një rast korrupsioni në shëndetësi

Koronavirusi qsut 1100x620

Gjatë hetimit të kryer nga SPAK në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua gjyqtarja Ekeleida Hoxha si dhe disa zyrtarë të tjerë, është zbuluar rastësisht dhe një rast i korrupsionit në shëndetësi.

Sipas SPAK, shtetasja e arrestuar, Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para mjekut të kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti, që ky i fundit të operonte jashtë radhe nënën e saj të sëmurë.

Për këtë arsye, mjeku Prifti është pezulluar nga detyra dhe po hetohet për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Në këtë skemë të kundërligjshme janë përfshirë dhe infermierja Trendafile Franku, e cila po ashtu u pezullua nga detyra dhe Migena Skënderi.