Investimi në prona, rritet kredia për banesa, pavarësisht krizës

Investimi në prona po shihet në këtë periudhë krize të pandemisë, si një alternativë investimi që ofron deri diku siguri.

Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në vitin 2020, kredia e re e dhënë për individët për blerje banese arriti në 26.5 miliardë lekë, apo 213 milionë euro, një shumë edhe më e lartë se një vit më parë.

Sipas ekspertes financiare, Brunilda Isaj, pavarësisht numrit më të vogël të pronave të shitura, rritja e çmimeve në treg dhe përputhja e kërkesës dhe ofertës kanë sjellë këtë rezultat pozitiv.

Rritja konstante e vlerës dhe qiratë e larta, sipas ekspertes Isaj, janë arsyet që investimin në pasuri të paluajtshme preferohet shumë në kryeqytet.

Ekspertja vlerëson se kjo kredia për banesa do të jetë një nga produktet kryesore të ofruara nga bankat edhe në vijim. Teksa kushtet për përfitimin e një huaje janë lehtësuar vazhdimisht, që nga kohëzgjatja e afatit deri te përqindja e financimit që mbulohet.