Kushi: Brenda vitit fëmijët shqiptarë në diasporë do të kenë tekstet shqip

11 SHKURT DITARI 19 00 PJ 1 CLEAN frame 31809 1 1100x620

Një tjetër çështje që u trajtua në Ditari Në A2 CNN me ministren e Arsimit Evis Kushi ishte botimi i teksteve për Diasporën. Ministrja garantoi se brenda vitit fëmijët shqiptarë në diasporë do të kenë tekstet shqip.

“Është fakt që diaspora shqiptare është një e tërë dhe e pandarë. E kam fjalën për shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova dhe në vijim të disa marrëveshjeve mes Shqipërisë e Kosovës vjen ky moment historik se kemi miratuar paketën e procedurave për shpalljen e konkursit për tekstet mësimore të përbashkëta. Së shpejti diaspora do të ketë tekste mësimore të përbashkëta. Kemi hartuar kurikulën dhe dje kemi firmosur paketën e të gjitha dokumenteve, udhëzuesin dhe tekstet mësimore. Ne po bëjmë një punë maksimale për të ruajtur gjuhën shqipe, traditën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar. Janë të përcaktuara të gjitha afatet. Brenda vitit fëmijët shqiptarë në diasporë do kenë tekstet shqip”.