Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Masat nuk mjaftojnë, Alimehmeti: Të mbyllen baret dhe transporti publik

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 13:24 | Aktualitet
Masat nuk mjaftojnë, Alimehmeti: Të mbyllen baret dhe transporti

Masat e reja shtrënguese për uljen e infektimeve në popullatë nuk janë të mjaftueshme. Epidemiologu Ilir Alimehmeti propozon mbylljen për disa javë të transportit publik dhe të lokaleve, të cilat janë burimet kryesore të përhapjes së sëmundjes.

Ndalimi i aktiviteteve dhe lëvizjes pas orës 20:00, për Alimehmetin nuk pritet të japë rezultat në uljen e infektimeve.

Epidemiologu mbështet mbylljen e gjimnazeve nga ekspertët, por sugjeron rritjen e testimeve, për të identifikuar dhe izoluar në kohë rastet pozitive.

Në lidhje me dy variantet e reja të koronavirusit, që sipas ekspertëve qarkullojnë edhe në vendin tonë, Alimehmeti tregon për formatet e tyre dhe reagimet e mundshme në popullatën tonë.

Deri tani, shifrat zyrtare flasin për më shumë se 88 mijë persona të prekur nga Covid-19 në të gjithë vendin. Alimehmeti thotë se nëse ecet me këto ritme vaksinimi, shqiptarët do të arrijnë më herët imunizimin natyral, duke kaluar koronavirusin dhe rrezikun e pasojave prej tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë