Mjeku italian që punon në Shqipëri, i pari që merr vaksinën AstraZeneca

fiumiciono vaksina 1100x620

Një mjek 54-vjeçar ka qenë i pari që ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca në qendrën e re të vaksinave anticovid në aeroportin e Fiumicinos në Romë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Marco Buglione, i cili është profesor në Universitetin e Tiranës në vendin tonë.

“Jam i emocionuar dhe shpresoj se kjo pandemi do të mbarojë së shpejti”, tha ai pak para se të bënte vaksinën në orën 7.40 të mëngjesit të sotëm.

Në këtë qendër do të përfundojë vaksinimi i mjekëve të pavarur dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë nën moshën 55 vjeç.

“Unë jam këtu për të bërë vaksinën AstraZeneca dhe shpresoj që do të funksionojë shumë mirë”, tha Bouillon, disa minuta para vaksinimit.

“Më duket e drejtë që të administrohet përtej të gjitha diskutimeve mbi vaksinat. Një vaksinë është gjithmonë një vaksinë, e studiuar nga njerëz dhe që ka dhënë rezultate që nuk duhen nënvlerësuar”, shtoi okulisti.

“Besoj se është një vaksinë e prodhimtarisë së shkëlqyer. Britanikët, ndër njerëzit më të mirë në botë, e studiuan mirë në Oksford. Ne gjithashtu shpresojmë që të gjitha vaksinat të funksionojnë mirë dhe që kjo histori e tmerrshme të përfundojë së shpejti, për të gjithë”, përfundoi ai.