Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Moti i keq në Elbasan, rënie inertesh në akse rrugore, disa fshatra pa energji elektrike

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 08:53 | Aktualitet
Moti i keq në Elbasan, rënie inertesh në akse rrugore, disa

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm.

Nga shirat e rënë ka pasur rënie inertesh dhe aluvionesh në disa prej akseve rrugore, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.

Po ashtu, disa fshatra të njësive administrative në Kodovjat të Bashkisë së Gramshit, Shalës të Bashkisë Cërrik dhe Përparim të Bashkisë Peqin, kanë mbetur pa energji elektrike. Punonjësit e OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë