Moti i keq në Vlorë, përmbytet nënkalimi i Panajasë

Reshjet e orëve të fundit të shiut kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore të qarkut të Vlorës.

Situata problematike raportohet në nënkalimin e Panajasë, në autostradën Levan-Vlorë. Momentalisht, ky aks është i pakalueshëm për mjetet e vogla për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Problematika janë raportuar dhe në disa rrugë kryesore të qytetit të Vlorës, si dhe në aksin drejt Orikumit, ku era e fortë ka rrëzuar dhe disa pemë.

Sipas banorëve të zonës, shkak është bërë bllokimi i kanaleve shkarkuese  Ata shprehen se një shtëpi është e rrethuar nga uji, por nëse vijon me të njëjtin intensitet mund të shtohet harta e përmbytjeve.