Nga dhelpra e kuqe te rrufeja elektrizuese, imazhet më të mira nga “Sony World Photography 2021”

Çmimet “Sony World Photography 2021” kanë publikuar fotografitë më të mira të konkursit, ku marrin pjesë njerëz nga 200 vende të ndryshme të botës.

Juria duhej të përzgjedhë mes 165 000 imazheve përpara se të shpallë fituesin më 15 prill.

Imazhet e publikuara përfshijnë shkrepje fantastike, nga një rrufe elektrizuese në Zvicër, te një foto magjepsëse e një dhelpre të kuqe në Itali.