Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Parashikimi i motit: 11 shkurt 2021

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 07:29 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 11 shkurt 2021

Reshje mesatare dhe intensive vijojnë gjatë së enjtes në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër të vendit, ndërsa në veri ka reshje të pakta.

Mesdita sjell përmirësim gradual të motit nga veriu dhe gradualisht në qendër e jug. Në mbrëmje do të ketë thjellime në pjesën më të madhe.

Temperaturat janë ulur lehtë në mëngjes duke zbritur afër 0 gradeve në skajin verior dhe juglindje, ndërsa mesdita sjell 2 gradë rënie të vlerave termike; maksimumi zbret në 13-14 gradë celsius.

Era do të fryjë deri mesatare, kryesisht në bregdet ku dallgëzimi do të ngjitet në 4 ballë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli