Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Postime të rreme mbi vaksinat, Instagram i fshin llogarinë nipit të Kennedy

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 17:33 | Bota
Postime të rreme mbi vaksinat, Instagram i fshin llogarinë nipit

Instagram ka fshirë llogarinë e Robert F Kennedy Jr., pasi kishte bërë postime false mbi koronavirusin dhe vaksinat.

Nipi i Presidentit të ndjerë amerikan John F. Kennedy kishte thënë në një postim se legjenda e bejzbollit, Hank Aaron, kishte vdekur si pasojë e vaksinës kundër Covid-19.

Robert F Kennedy Jr., avokat dhe ambientalist, është djali i senatorit dhe kandidatit për President, Robert F Kennedy. Ai është President i Mbrojtjes së Shëndetit të Fëmijëve, një shoqatë skeptike mbi të mirat e vaksinave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë