Shtyhet më 16 shkurt seanca e radhës ndaj ish-luftëtarëve të UÇK

9 NENTOR HAGA THACI frame 44898 1100x620

Është shtyrë seanca e radhës në çështjen gjyqësore në Hagë ndaj ish-anëtarëve të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.  

Detajet e shtyrjes nuk janë bërë me dije, por mësohet se seanca e radhës do të mbahet me datë 16 shkurt.

Kjo do të ishte edhe seanca e tretë që do të mbahej që prej arrestimit të tyre. Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me konferencën e tretë ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit të jetë në shtator të vitit 2021.

Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ish-luftëtarë të tjerë të UÇK po përballen me akuza të rënda për krime lufte.