SPAK mësyn në Gjykatën e Krujës, arrestohet gjyqtarja Enkeleida Hoxha

Një gjyqtare dhe disa zyrtarë të gjykatës së Krujës janë arrestuar mëngjesin e së enjtes, në bazë të një hetimi të nisur në SPAK.

Nga sa raportohet, në pranga kanë rënë 10 persona, mes të cilave gjyqtarja Enkeleda Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe kancelarja e kësaj gjykate, Manuela Mallkuçi, të akuzuar për korrupsion pasiv.

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha është vënë në shënjestër kohët e fundit nga ILD, pasi akuzohet për lirimin e disa personazheve të njohur të botës së krimit në vend, mes të cilëve dhe Endrit Doklen.

Të arrestuarit e tjerë janë; Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Sajmir Petani, Bledar Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi.

Këta të fundit akuzohen për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga ky hetim disamujor u grumbulluan prova të nevojshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si dhe në atë të shëndetësisë.