Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Varianti anglez i koronavirusit, shkencëtarët: Do jetojmë me të për së paku dhjetë vjet

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2021, 10:59 | Bota
Varianti anglez i koronavirusit, shkencëtarët: Do jetojmë me

Variant i koronavirusit, i zbuluar fillimisht në Kent në Anglisë, mund të shpërthejë në mbarë botën dhe të bashkëjetojë me ne për shumë gjatë. Lajmin e dha vetë shefja e programit të survejimit gjenetik në Britaninë e Madhe.

“Ajo që na ka përfshirë në këtë moment është transmetimi I një variant të ri të SarsCov2, që përtej Britanisë, mund të përfshijë shumë shpejt të gjithë botën. Mendoj se ka dicka që nuk shkon me vaksinat, përsa kohe nuk janë të afta ta frenojnë përhapjen”

Deri më tani, variant anglez I koronavirusit është përhapur në më shumë se 50 shtete të ndryshme. Ai u pikas fillimiusht në shtator të vitit të shkuar në juglindje të Anglisë dhe shumë shpejt u transmetua përtej kufijve.

“Mendoj se ajo që na shqetëson është qarkullimi I virusit prej muajsh tashmë dhe fakti se vetë variant 1.1.7 mund të gjenerojë mutacione të reja, duke e bërë kështu imunizimin e popullsisë globale të pamundur. Ky variant I ri po kërcënon të gjithë procesin e vaksinimit”

Vaksinat që aktualisht po shpërndahen qark globit kanë rezultuar efektive vetëm për koronavirusin e parë dhe ende nuk ka studime që të provojnë se ato mund të luftojnë edhe mutacionet e tij. Por për shkencëtarët do të duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me viruset për shumë gjatë.

“Do të jetojmë me këtë gjë, së paku për 10 vjet”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë