Veliaj ankimon gjobën e vendosur nga KQZ-ja

Veliaj projekti per teatrin e ri  1100x620

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar gjobën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ gjobiti kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për shkelje të Kodit Zgjedhor. Pas shqyrtimit të kallëzimit të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, KQZ vendosi dy gjoba ndaj Veliajt për aktivitete të ndaluara gjatë fushatës elektorale.

Gjobat kapin shifrën e 750 mijë lekëve të reja, 35 mijë lekë për mosraportim të aktiviteteve dhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Veliaj kishte deklaruar se gjoba e KQZ-së do të ankimohej.