Ambasadorja Yuri Kim, pozitive me koronavirus

yuri kim 1 1100x620

Edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, nuk ka mundur të shpëtojë pa u prekur nga koronavirusi. Me anë të një njoftimi në Twitter, ambasadorja ka konfirmuar se ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Ambasadorja shkruan se është izoluar menjëherë, ndërsa u bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat.

“Të dashur miq, dua t’ju bëj me dije se kam rezultuar pozitive në testin për Covid-19. Do të vazhdoj ushtrimin e detyrave të mia, ndërsa vijoj të qëndroj në vetizolim në shtëpi për ditët në vijim. Ju falënderoj për mesazhet e përzemërta dhe ju lutem qëndroni vigjilent për të ruajtur shëndetin tuaj”, shkruan Yuri Kim.