Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha prezanton programin për bujqësinë: Asnjë fermer nuk do të mbetet pa mbështetje

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 12:27 | Politikë
Basha prezanton programin për bujqësinë: Asnjë fermer nuk do

Lulzim Basha ka prezantuar këtë të premten programin e Partisë Demokratike për bujqësinë. Basha u shpreh se “Shqipëria Fiton Bujqësinë” është një plan serioz pune, mbi të cilin “është punuar për 2 vite me radhë me specialistët më të mirë të vendit”.

“Objektivi ynë është t’i kthejmë fshatrat dhe zonat rurale të vendit, nga të harruara e tërësisht të braktisura nga qeveria aktuale, në faktorë zhvillimi. T’i kthejmë ato në mundësi që ofrojnë punësim, mirëqenie dhe standarde më të larta jetese. Këtë do ta arrijmë duke mbështetur ekonominë e fermerëve dhe sipërmarrësve të këtij sektori, dhe cilësinë e shërbimeve për ta dhe familjet e tyre, siç janë arsimi dhe shëndetësia. Ne do t’i japim fund një paradoksi të thellë makroekonomik dhe social, i cili fatkeqësisht mbizotëron prej një kohe të gjatë. Shqipëria, me kushtet ideale të klimës, me resurse kaq të mëdha natyrore për prodhimin e mjaftueshëm të produkteve ushqimore, ka shkallën më të ulët të plotësimit të nevojave të tregut të brendshëm dhe importon afërsisht 1 miliard euro produkte ushqimore çdo vit, për konsum dhe për lëndë të parë për industrinë agropërpunuese”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD-së theksoi se do të ketë subvencione të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit për fermerët.  

“Unë angazhohem që të subvencionojmë me një shifër rekord, drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit, 100 milionë euro në vit për fermerët shqiptarë dhe të financojmë 50 milionë euro të tjera çdo vit për infrastrukturën bujqësore, krahas financimeve të Bashkimit Europian.  

Mbështetja direkte me para në dorë për çdo dynym tokë të kultivuar dhe krerë në blegtori, do të ulë shpenzimet e fermerëve për mekanikën bujqësore, pajisjet e mekanizimit, imputet bujqësore bazë, plehrat kimike, farërat, fidanët, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimëve etj.

Si rezultat, njësoj si fermerët e vendeve fqinjë, nga Kosova në Maqedoninë e Veriut fermeri shqiptarë nuk do të rropatet më për bukën e gojës apo edhe më keq të zhytet në borxh me çdo cikël kultivimi dhe prodhimi të pashitur, apo të shitur nën kosto.

Fermeri shqiptarë do të arrijë të shesë prodhimin e tij dhe të të dalë me fitim, me para në xhepin e tij, para  për vete dhe për familjen e tij. Ne do t’i transformojmë fermat shqiptare në biznese fitimprurëse!

Asnjë fermer, bujk apo blegtor, akuakulturë apo bletari, nuk do të mbetet pa mbështetje”, u shpreh Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë