Bien shifrat në Itali por sipas studiuesve nuk do zgjasë, vendi pushtohet nga varianti “anglez”

covid 19 italy hero 1100x620

Bilanci italian i koronavirusit është në ulje, por autoritetet shëndetësore i frikësohen variantit “anglez” të koronavirusit, që sipas tyre mund të rrisë në mënyrë të frikshme rastet.

Sot kanë qenë 13908 rastet e evidentuara, me 316 viktima, ndërkohë që 24 orë më parë bilanci fliste për 15146 raste dhe 391 persona që kishin humbur jetën.  

Të njëjtat testime kanë evidentuar edhe një fakt relativisht të ri, përhapjen e shpejtë në territorin italian të variantit “anglez”, që sipas hulumtuesve përbën tashme rreth 18% të rasteve në fillim të muajit, ndërkohë që më të kufizuara paraqiten variantet braziliane dhe afrikano-jugore.

Një shifër disi më e ulët se në Francë, ku rreth 25% të rasteve janë të këtij varianti, ndërkohë që në Gjermani,  tipi “anglez” ka arritur në 30%.

Më ngjitës se varianti origjinal, varianti anglez mund të rrisë shifrat në një kohë shumë të shkurtër, dhe për këtë arsyeje pas disa javë lehtësimesh, rajonet italiane do fillojnë të marrin masa më të rrepta.

Kalimi nga një rajon në tjetrin mbetet i ndaluar deri më 25 shkurt, ndërkohë që rajone si Toskana, Abruzzo dhe Liguria, kalojnë në “zona portokalli”, me masa më të kufizuara, që parashikon ndër të tjerat mbylljen e restoranteve.