
Jason Kelk, 49 vjeç, ishte shtruar në spital, në marsin e vitit të kaluar, i infektuar me koronavirus.
Kur sapo ishte shpallur pandemia në të gjithë botën, ai as që do ta kishte çuar ndërmend që do të qëndronte për një kohë të gjatë i shtruar në spital, por kur kanë kaluar 11 muaj, nga ajo kohë, Jason është ngritur për herë të parë nga shtrati.
Virusi i shkatërroi mushkëritë dhe veshkat, por Jason Kelk nuk u dorëzua kurrë.
Gruaja e tij, Sue Kelk shprehu krenarinë e saj kur e pa bashkëshortin këtë javë të ngritur në këmbë.
Në videot e postuara nga mediat britanike, Jason shihet teksa hedh hapat e tij të para i shoqëruar nga disa pjesëtarë të stafit. Ai është pacienti që ka qëndruar më gjatë i shtruar në spital në Britani për shkak të koronavirusit.