Do të organizonin sulme në Gjermani dhe Danimarkë, 14 të arrestuar

Hollaendervogne 1100x620

Policia daneze, së bashku me homologët gjermanë, raportojnë se kanë arrestuar 14 persona gjatë javës të kaluar, të cilët dyshohet se po përgatisnin eksplozivë për të organizuar sulme terroriste në të dyja vendet.

Sipas shefit të shërbimit të inteligjencës në Danimarkë, personat e arrestuar mendohet të jenë të frymëzuar nga militantët islamikë. Ai tregon se gjatë operacionit janë sekuestruar materiale të ndryshme që përdoren për bomba.

Gjithashtu, në banesat e personave të arrestuar janë gjetur flamuj të ISIS, armë dhe detonatorë eksplozivësh.

Revista gjermane “Der Spiegel” zbardh detaje të operacionit, duke treguar mes të arrestuarve ishin tre vëllezër sirianë të cilët kishin blerë në internet 5 kg sulfur dhe 5 kg pluhur alumini, gjë që kishte ngritur dyshimet e autoriteteve.