Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

"Fleta e votimit sa më e thjeshtë", Balla: Kandidatët të jenë pa emër, por me numra

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 13:12 | Politikë
"Fleta e votimit sa më e thjeshtë", Balla: Kandidatët

71 ditë nga data e zgjedhjeve partitë politike janë ende duke shqyrtuar modelin e fletës së votimit. Taulant Balla kërkon që ajo të jetë sa më e thjeshtë duke propozuar që në vend të emrave të kandidatëve për deputettë vendosen numrat rendor të tyre.

Partia Socialiste kërkon që në 25 prill të përdoret një fletë votimitku kandidatët për deputet të mos kenë emrin të shkruar në të, por të identifikohen përmes një numri rendor. Taulant Balla argumentoi kërkesën në emër të thjeshtësisë.

 “Është e detyrueshme që të përdoren numrat për të arritur në formësimin e një flete votimi që mos jetë sa një tavolinë”.

Me emër apo me numër këtë do ta caktojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa partitë duhet të dëgojnë emrat e kandidatëve për deputet. Numri dy i PS-së u pyet edhe për kërkesën e vazhdueshme të ndërkombëtarëve për lista të pastra dhe më konkretisht për aleatin Tom Doshi.

“Partia Socialiste jo vetëm që ka bërë procese të shkëlqyera të verifikimit të kandidaturave. Për çështje që lidhen me persona të partive të tjera, pyesni secilën prej partive. Përgjegjësia e Edi Ramës është brenda strukturës së PS-së. Sot PS kandidon në zgjedhjet e vitit 2021 pa asnjë aleancë me asnjë parti.”

Një kërkesë Balla kishte për të gjitha partitë mbi respektimine masave anti-covid gjatë fushatës.

“Na rrofshin votat ne politikanëve nëse mjediset ose takimet tona politike kthehen në shpërndarës dhe aleat të Covidit.”

Politika kishte parashikuar që pjesë e këtyre zgjedhjeve të ishte edhe procesi i votimit nga jashtë vendit. Koha që kalon rrit gjithnjë e më shumë mundësinë e dështimit, për të cilin socialistët bëjnë fajtor bashkimin opozitar PD-LSI.

A2 CNN Livestream

Dita jonë