Gjyqi në Senat, demokratët parashtrojnë çështjen e tyre, radhën e ka “Trump”

Gjyqi në Senat demokratët parashtrojnë çështjen e tyre radhën e ka “Trump” 1100x620

Demokratët përmbyllën argumentet e tyre kundër ish-presidentit, Donald Trump. “Nëse pretendojmë se kjo nuk ka ndodhur, ose më keq, nëse e lëmë të mbetet pa përgjigje, kush do të më thotë që nuk do të ndodhë më?”, tha Joe Neguse, menaxher në procesin “Impeachment”.

Prokurorët shpenzuan ditën e fundit duke shqyrtuar implikimet në sigurinë kombëtare të sulmeve vdekjeprurëse në Kongresin Amerikan. Ligjvënësi, Joaquin Castro, tha se kundërshtarët politikë, jo vetëm që i përdorin ngjarjet e 6 janarit për të denigruar Amerikën, por edhe për të justifikuar sjelljen e tyre antidemokratike, duke e quajtur Amerikën, hipokrite. Ata sollën prova pse besojnë që Trump nxiti dhunën.

Tani fokusi zhvendoset në mbrojtjen e Trump. “Unë mendoj se të paktën do të prekeni nga ajo që do shihni dhe do të merrni një pamje shumë më të mirë të asaj që saktësisht po ndodh në hipokrizi dhe disa prej pozicioneve të marra nga menaxherët demokratë në këtë rast”, tha David Schoen, avokat mbrojtës i Trump.

Numrat janë në anën e tij, me shumicën e republikanëve që pritet të votojnë për ta falur ish-presidentin.