Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë 26-vjeçari në Fier

aksident ok 1100x620
Foto arkiv

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kallm i Vogël të Fierit.

Sipas policisë, rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, 26-vjeçari me inicialet A. B., duke drejtuar motorin Yamaha, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Fierit.