Hungaria bëhet vendi i parë i BE-së që përdor vaksinën ruse

vaksina ruse 1100x620

Hungaria është bërë vendi i parë i BE-së që përdor vaksinën COVID-19 të Rusisë, pasi u vunë në dispozicion 2800 doza fillestare.

Zyrtari kryesor mjekësor i vendit tha se shpërndarja kishte filluar në stacionet e caktuara të vaksinimit, të premten.

Zyrtarët evropianë fillimisht ishin skeptikë në lidhje me efektivitetin e vaksinës ruse Sputnik V, por një studim i botuar në revistën mjekësore “The Lancet” javën e kaluar zbuloi se kishte efikasitet prej 91.6% kundër virusit.

Vaksina ruse është vendosur gjithashtu të përdoret në disa vende joanëtare të BE-së, përfshirë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Por nuk do të ketë veprim të menjëhershëm në ndonjë vend tjetër të bllokut prej 27 vendesh, pasi agjencia e mjekësisë e BE-së tha se nuk kishte marrë ende një kërkesë për ta miratuar atë.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se mungesa e miratimit evropian ishte prapa vendimit të tij për të miratuar vaksinën ruse.

“Çdo ditë që do të kalonim në pritje të Brukselit, do të humbnim njëqind jetë hungareze”, i tha ai radios lokale të premten.

“Pse duhet të mendojmë se ekspertët evropianë janë më të zgjuar se ne? Unë i besoj Qendrës Hungareze të Shëndetit Publik (NNK) më shumë sesa asaj në Bruksel.”

Autoritetet hungareze i dhanë një autorizim gjashtë-mujor Sputnik V në janar. Po kështu edhe Sinopharm, një nga dy vaksinat e zhvilluara në Kinë, është miratuar gjithashtu në vend.

Qeveria tha se strategjia e saj ishte të imunizonte popullsinë kundër COVID-19 duke kryer sa më shumë vaksinime të ndryshme.

Orban tha se përhapja e Sinopharm nënkupton që më shumë se 2.5 milionë njerëz mund të vaksinohen deri për Pashkë.