Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Jam Covid free”. Shërohet Pipero: Falë dozës së parë të vaksinës e kalova më lehtë

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2021, 13:21 | Aktualitet
“Jam Covid free”. Shërohet Pipero: Falë dozës së

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale se është shëruar nga Covid-19, pasi u diagnostikua, rreth 17 ditë pasi u diagnostikua fillimisht me koronavirus. “Pas ditësh pritje, mjekimi në kushte shtëpie, kujdesi kolegësh, jam çliruar nga kthetrat e virusit”, shkruan Pipero. “Por kam ende nevojë edhe për pak ditë pushim e rikuperim”.

Pipero thotë se ka zgjedhur të izolohet dhe të rikuperohet në Razëm të Shkodrës, vend “me ajër të pastër”. Ai shton se të hënën mund të jetë krah kolegëve në Spitalin Infektiv.

https://a2news.com/2021/01/27/pse-u-infektua-pipero-pergjigjet-mjeku-koraqi/

“Mirënjohje pa fund për të gjithë ju që mu gjendët pranë, ndoshta në një nga betejat më të vështira të jetës sime. Do të kemi kohë t’i përgjigjemi shumë pyetjeve që lidhen me rastet e riinfektimeve, por sidomos të infektimit tim pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, që natyrisht nuk është rasti i vetëm. Sigurisht, falë dozës së parë të vaksinës, studimet e provojnë, e kalova më lehtë sëmundjen. Ndaj ju këshilloj të gjithëve, të infektuar e të shëruar, të vaksinuar apo në proces vaksinimi, duhet ende shumë kujdes, kujdes, kujdes, kujdes! Maska, distanca fizike dhe higjiena janë dhe do të jenë të domosdoshme deri në fund të kësaj pandemie!”.

https://a2news.com/2021/01/27/pipero-me-koronavirus-erida-nelaj-vaksina-nuk-permban-virus-fat-i-keq-per-doktorin/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani