Kisha e Shirgjit në rrezik, uji përmbyt edhe trashëgiminë kulturore

Përmbytjet që kanë pushtuar prej më shumë se një muaji gjithë zonën e Nënshkodrës po rrezikojnë dëmtimin edhe të trashëgimisë kulturore të zonës.

Në Shirgj të Njësisë Administrative të Dajçit ndodhen rrënojat edhe fasada perëndimore e një manastiri, që mendohet që mund të jetë ndërtuar që në vitin 1100.

Ky monument kulture i kategorisë së parë, së bashku me disa varre që janë atje ndodhen të pushtuar nga uji.

Arkeologu Helidon Sokoli tregon mbi rëndësinë e këtij manastiri në kohën e tij. Nisur nga ajo që përfaqësojnë këto rrënoja, arkeologu apelon për marrjen e masave në mënyrë që të mos zhduket kjo dëshmi e historikut të besimit katolik dhe kulturor të zonës.

Manastiri në fjalë, në kohën kur funksiononte kishte një kapacitetet për mbajtjen e rreth 3 mijë besimtarëve që kryenin ritet e faljes në këtë vend.