Kontrolle kufitare dhe karantinë për të ndaluar importin e varianteve të reja të koronavirusit në Gjermani

gjermani 2 1100x620

Kontrollet kufitare dhe kërkesat e detyrueshme të testeve dhe karantinës për udhëtarët janë të pashmangshme në përpjekjen për të parandaluar përhapjen e varianteve të tjera më ngjitëse të koronavirusit, tha të premten Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Do të ketë një ndalim të transportit dhe të gjithë pa përjashtim duhet të bëjnë teste para se të futen në Gjermani. Ekziston gjithashtu një detyrim për karantinë”, u tha Spahn gazetarëve në një konferencë shtypi për shëndetin.

Spahn vijoi duke thënë se me gjithë variantet e reja në qarkullim, normat e përgjithshme të infeksioneve në Gjermani janë në rënie.

Të enjten, Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, tha se Gjermania po vendoste përkohësisht kontrolle kufitare dhe po kufizonte udhëtimet nga Republika çeke dhe provinca austriake e Tirolit për shkak të një rritjeje të infeksioneve të varianteve të reja, më ngjitëse të koronavirusit.

Të premten, Gjermania regjistroi 9860 infeksione të reja me koronavirus, një rënie prej 3048 rastesh krahasuar me të njëjtën ditë të javës së kaluar.