Koronavirusi i mbyll biznesin Rihannës

Dy vite pas hapjes së bujshme dhe shumë të komentuar, Rihanna do të mbyllë kompaninë me linjën e saj të veshjeve, Fenty.

Mediat e huaja raportojnë se ky vendim erdhi pas disfatave të njëpasnjëshme të brandit, kryesisht për shkak të koronavirusit dhe vështirësive të mbajtjes së një kompanie në distancë, pasi veshjet e Fenty-t prodhohen në Paris dhe Itali.

Ndalimet e udhëtimeve, e mbajtën Rihannan të izoluar në SHBA dhe i dhanë përparësi Fenty Beauty dhe Fenty Skin, kompani që janë të vendosura në Los Anxhelos dhe kanë në fokus kremrat e kujdesit të fytyrës dhe lëkurës dhe produktet e makeup-it.

Marka e Rihannas ishte pjesë e LVMH – LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton, i njohur zakonisht si LVMH, një korporatë shumëkombëshe franceze e specializuar në mallra luksoze.

“Gruaja Fenty nuk mund të shpjegohet. Gruaja Fenty vishet sipas humorit dhe sipas rastit. Mendoj se të gjitha femrat kështu janë, zgjedhin nga garberoba veshje sipas humorit të momentit. Unë e bëj këtë gjithë kohën, ndaj dhe brendi im këtë reflekton”, thoshte Rihanna.