Lirimi i Plarent Dervishit në Dubai, Berisha: Rama bllokoi dosjen, SPAK nën ndikimin e tij

plaurent dervishaj 1100x620

Në A2, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi edhe reformën në drejtësi. Ai u shpreh se kjo reformë është kthyer në reformë partie, ndërsa sulmoi edhe SPAK-un, i cili sipas tij është nën ndikimin e Ramës.

“Kam votuar ndryshimet e reformës me shpresën se qytetarët do të merrnin drejtësinë që meritojnë, por u kalua në drejtësinë e partisë. Sot, përzgjedhja për shkak të vetingut nga lart-poshtë, përzgjedhja është politike, siç dëshmoi Komisioni i Venecias në raportin e tij për reformën. Duke mbështetur çdo akt të zbatimit të ligjit, nuk mund të pranoj si sukses të madh dënimin e një gjykatëseje që e meriton plotësisht, e cila është po aq kriminele sa kriminelët që ka liruar, në një kohë kur politikanët i kanë prekur këtij vendi mekanizmin elektoral, kalojnë nga SPAK-u pa i hyrë “ferra në këmbë”.

Berisha u shpreh se Rama bllokoi dosjen e Plarurent Dervishajt, i cili u shpall në kërkim nga SPAK-u, por u lirua më pas në Dubai, pasi nuk mbërriti dosja nga Shqipëria.

“Plaurent Dervishaj u lirua në Emirate, pasi qeveria shqiptare nuk dërgoi dosjen e tij. Duhet ta dërgonte direkt. Ministrja e Drejtësisë ose Prokurori i Përgjithshëm, por dosja u bllokua nga Rama. SPAK nuk ka nisur asnjë hetim edhe pse ishte ky institucion që nxori mandatin e arrestit. Ky është një fakt i kontrollit të Ramës mbi SPAK-un”, tha Berisha.